Agjencia e Statistikave të Kosovës e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë, ka mbajtur sot konferencën me temën ‘Gratë dhe burrat në Kosovë’. Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë se ka rënie të numrit të popullsisë për shkak të numrit të vogël të lindjeve. Sipas Krasniqit, rezultat i tillë shqetësues qëndron dhe rënia e numrit të popullsisë dhe për shkak të emigrimit. Ndërsa sipas strukturës gjinore, popullsia e përgjithshme rezidente në vitin 2015 është si vijon:
Burra: 49%
Gra: 50.2%
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës ishte 30.2 vjet, ndërsa jetëgjatësia mesatare në Kosovë është vlerësuar të jetë për gra 79.4 vjet ndërsa për burra 74.1 vjet.