Bie nga lartësia gjatë punimeve në “Arenën Kombëtare”, vdes punëtori

0

Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas policisë, viktima është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë paradites së djeshme, duke punuar në ambientet e stadiumit. Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por humbi jetën pas disa orësh atje. Disa orë më vonë ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra. Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments are closed.