Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po tentonte të vidhte.
Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), në të cilën ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur.
Pas mbërritjes së karabinierëve, hajduti i dytë u arratis ndërsa viktima, një shtetas shqiptar, ra nga rreth nëntë metra lartësi.
I riu ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej me helikopter në spitalin e Torinos.