Mjeshtri i ashensorëve, 57-vjeçari V.M. nga Draçeva e Shkupit, ka humbur jetën dje në garazhin me kate “Kongresi i Selanikut” në qendër të Shkupit, menjëherë pranë drejtorisë së Postave të Maqedonisë.
MPB sot njoftoi se dje rreth orës 17:30 është prishur ashensori për automjete në garazh, ndërsa mjeshtri V.M. është dërguar për të hequr defektin në ashensorin që kishte ngecur në katin e tetë të garazhit. Në një moment ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia e madhe në dyshemenë e betonit.
Kolegët menjëherë kanë vrapuar për t’i ndihmuar dhe kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Pas disa orëve përpjekjesh të mjekëve, ai mbrëmë ka ndërruar jetë në spital.