Deri në fund të prillit, vetëm 7.3% e banorëve të Stokholmit kanë krijuar antitrupa kundër Covid-19 pavarësisht hapjes së vendit gjatë pandemisë, çka ngre shqetësime se qasja e ndjekur prej vendit që nuk zbatoi masat e izolimit, nuk ka ndihmuar ashtu siç shpresohej në krijimin e një imunizimi në shkallë të gjerë të popullsisë.
Hulumtimi i bërë nga vetë nga agjencia e shëndetit publik në Suedi, thotë The Guardian, erdhi pasi Finlanda paralajmëroi se do të ishte e rrezikshme t`i hapen dyert turistëve suedezë, pasi shifrat treguan se niveli i vdekjeve në këtë vend sipas matjeve të javës së fundit të majit, ishte më I larti për frymë ne Europë. Epidemiologu shtetëror i Suedisë, Anders Tegnell, tha se shifra e antitrupave ishte “pak më e ulët se sa do të mendonim”, por shtoi se kjo reflektonte situatën e disa javë më parë dhe ai besonte se deri tani “pak më shumë se 20%” e popullsisë së kryeqytetit e ka marrë ndoshta virusin.
Por agjencia e shëndetit publik tha se pritshmëritë ishin që rreth 25% e suedezëve do të infektoheshin deri në 1 maj. Tom Britton, një profesor i matematikës që ndihmoi në zhvillimin e modelit të parashikimit, tha se shifra që del nga studimi është befasuese, duke shtuar se është vërtet për t`u habitur sesi ata u gabuan kaq shumë!