Bie dëshmor fëmija palestinez i cili ishte plagosur në ndërhyrjet e ushtrisë izraelite ndaj protestave të organizuara në kufirin e Rripit të Gazës në kuadër të “Marshit të Kthimit të Madh”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se ka rënë dëshmor palestinezi Muaz es-Suveri (15) i cili ishte plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në protestat e djeshme.
Me martirizimin e Suverit numri i dëshmorëve të rënë në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” që nga 30 marsi e deri më tani është rritur në 157.
Në protestat e organizuara dje, 1 person ka rënë dëshmor ndërsa 220 të tjerë, 90 prej tyre me plumba të vërtetë, janë plagosur. Që nga 30 marsi e deri më tani janë plagosur më shumë se17 mijë palestinezë.
– “Marshi i Kthimit të Madh”
Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.