Uashington, 4 dhjetor – Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se raporti i nëntorit për punësim në SHBA e thekson nevojën për masa urgjente dhe miratimin e korona-masave, por që çdo pako e miratuar nga Kongresi nuk do të jetë e mjaftueshme tani dhe se në janar do të kërkohet një pako shtesë.
“Ky është një raport i zymtë për vendet e punës. Ai tregon ekonomi që ngadalëson”, tha Bajden.
Ai shtoi se është i inkurajuar nga përpjekjet e Senatit dypartiak në lidhje me pakon ndihmë prej 900 miliardë dollarëve.
“Kongresi dhe presidenti Tramp duhet të arrijnë marrëveshje për shkak të popullit amerikan. Por, cilado pako edhe të miratohet në takim me presidentin në largim, nuk është i mjaftueshëm. Kongresi do të duhet përsëri të veprojë në janar”, tha Bajden.