Ish-zëvendës presidenti amerikan Joe Biden (Joseph Robinette Biden Jr.) është e mundur të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Biden ka lënë opsion të hapur kandidimin e tij për president të SHBA-së, duke e konsideruar këtë si një mundësi shumë reale.
Siç shkruajnë mediat amerikane, Biden këmbëngul se ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar dhe se sipas tij, kjo ende nuk është e nevojshme, por se SHBA ka nevojë për një president si ai. Biden, gjithashtu ka shprehur interes për të sjellë ë zyrën e tij një ekip në rast se ai dëshiron të nisë një fushatë. Kandidat presidencial për herë të dytë, Biden do të ishte 78-vjeç në Inaugurimin e tij në zgjedhjet e 2020-ës, pra nëse vetëm e merr këtë vendim përfundimisht.