Biden në dilemë për një kandidim të dytë në 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë në një intervistë se një kandidim presidencial në vitin 2023 mbetet për t’u parë. “Është shumë herët për të marrë një vendim të tillë. Unë jam një respektues i madh i fatit. Synimi im, siç thashë në fillim, është që të kandidoj sërish. Por është vetëm një qëllim. Por a e kam vendosur që unë të kandidoj sërish? Kjo mbetet për t’u parë”, tha Biden në një intervistë.

Presidenti Biden është sulmuar shumë nga kritikët si i paaftë për të drejtuar shtetin më të fuqishëm në botë. Një ndër personat që e kanë sulmuar është edhe rivali i tij republikan, ish-presidenti Donald Trump, i cili gjithmonë ka vënë në dyshim shëndetin mendor të Biden.