Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot duhet të zbardhë strategji të re për luftë kundër Kovid-19 që në SHBA vazhdon edhe krahas qasjes së gjerë të vaksinave.
Presidenti, para kësaj pritet rë nënshkruajë dekret për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë nëpunësve federal numër i cili arrin 2.1 milionë, njofton Uashington post.
Sipas qendrave për kontroll të sëmundjeve (CDC), momentalisht në SHBA janë vaksinuar 53 për qind nga të gjithë amerikanët, ose dy e treta e popullatës së moshuar. Por administrata është e detyruar të ofrojë kahe të re në luftën kundër virusit korona në kohën kur infektimet gjatë një jave me ditën e mërkurë u rritën mesatarisht deri në 1.524 në ditë, krahas me 509 raste para në muaji. Nga sëmundja deri tani kanë vdekur 649.000 amerikanë.
Sipas një përfaqësuesi të Shtëpisë së bardhë, Bajdeni do të përqendrohet në gjashtë sfera, përfshirë plane të reja për rritjen e nivelit të vaksinimit, forcimin e mbrojtjes së të vaksinuarve dhe sigurimin e punës së pandërprerë të shkollave. Do të prezantohet edhe agjendë ndërkombëtare me thirrje për samit global të vaksinimit.
Plani i presidentit poashtu përfshin edhe sfera të tilla si ekspansioni i testimit, mbajta e maskës, mbrojtja e ekonomisë së dobësuar shkaktuar nga pandemia dhe përmirësimi i shëndetësisë për mjekim nga koronavirusi.
“E dimë se niveli më i lartë i vaksinimit do ta parandalojë përhapjen e virusit, do të mundësojë marrjen në kontroll, do t’ua kthejmë njerëzve jetën normale”, ka deklaruar sot në brifing zëdhënësja Xhen Psaki.
Ka shtuar se para administratës mbetet edhe shumë punë. “Ende zhvillojmë luftë me virusin”, ka thënë ajo.