Shkup, 17 mars – Biçikletisti pse vozitësi i motoçikletës gjatë kohës kur drejton me mjetin nuk guxon të mbajë kafshë me vete, në të kundërtën dënohet 50 euro, informon Koha.
Përveç kësaj mase Ligji parasheh edhe dënim tjetër prej 50 eurosh nëse vozitësi i biçikletës me ndihmës motor apo moped qarkullon në korsinë për biçikleta, përkatësisht në korsi për shpejtësi mbi 25km/h.
Dënim tjetër prej 50 eurosh do të merr fëmijë deri 14 vjet bashkë me prindin për shkak të bartjes së personave tjerë në biçikletë. Është e obligueshme kapela në kokë, jeleku reflektues natën, ndërsa dënimi është gjithashtu 50 euro.