Policia turke afër qytetit të Tokat, ka konfiskuar një bibël dhe disa artifakte të tjera të cilat ende nuk kanë çmim, pasi kanë kapur disa hajdutë të cilët i kishin vjedhur biblën dhe artifaktet. Bibla është e shkruar në gjuhën Asirike dhe ka disa ilustrime në të të cilat janë bërë me gjethe të arit. Ende nuk dihet se prej nga e ka origjinën kjo bibël, ka vetëm 51 faqe dhe kopertina e saj është mjaftë e shkatërruar. Policia turke gjithashtu ka gjetur 53 para, stoli, pjesë të unazave.