Nënkryetari i KQZ Denar Biba ka deklaruar në Real Story të Sokol Ballës se aktualisht nuk ka asnjë KZAZ të bllokuar. I pyetur nga Sokol Balla se si do të operohet për KZAZ-të që kanë pasur përplasje me militantët e opozitës, Denar Biba ka deklaruar vijon puna normalisht në të gjitha KZAZ-të.
“Natyrisht aty ka pasur zhvendosje nga një ambient në ambient tjetër, por KZAZ-të janë funksionale në të gjithë vendin”, ka deklaruar Biba.
“Kolegji zgjedhor po merrte në shqyrtim vendimarrjen e KQZ nuk ishte një nga vendimet e përditshme dhe as të pervitshme unë e kam cilësuar historik. Unë uroj që asnjë komision të ndodhet në një situatë të tillë të gjykojë një dekret të kreut të shtetit, dhe uroj që asnjë president të mos qëndrojë në një situatë të tillë. “