Ka kënduar që në moshë të re, por pasi ka krijuar familjen dhe biznesin e saj, Bianca ka pauzuar por rikthimi i saj në skenën muzikore po bëhet gjithnjë e më i bujshëm. Është në përgatitje të albumit të parë në gjuhën shqipe e këngët që këndon tashmë dëgjohen edhe në radiot suedeze vend ku jeton ajo. Ka një familje të mrekullueshme, punon edhe si psikoterapiste, është një zonjë e vërtetë, por edhe këndon bukur. Bianca Junzell, shqiptare e suksesshme në Suedi vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar shumë gjëra mbi veten, punën dhe muzikën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Më trego pak për klipin e ri, si erdhi, bashkëpunëtorët?
Ashtu si e dini unë kam bërë disa vite pauzë në muzikë dhe tash kam nisur përsëri duke bërë disa videoklipe, xhirova para një muaji videoklipin e parë e pas disa dite edhe tjetrin, muzika për mua është pasion dhe ndihem shumë mirë kur kam kënduar mbas sa vitesh tash, si që kam thënë më parë unë kam nënshkruar kontratë për një album në shqip dhe ndihem shumë e lumtur sepse për herë të parë dëgjoj këngën shqipe në radiot suedeze dhe pikërisht këngët që këndoja unë.
KOHA: Me koncertet si i ke marrëdhëniet?
I dua gjërat në rregull dhe njëherë i jap vetes kohë, të bëj videoklipet me sukses dhe do shohim, unë nuk shpejtoj.
KOHA: E mira dhe e keqja, si e shikon njërën dhe si tjetrën?
Të keqen gjithmonë mundohem të kthej në dy mënyra, të mësoj diçka nga ajo dhe a është mundësia të kthej në mënyrë pozitive. E mira çdo herë është e mirëseardhur.
KOHA: Merr dhurata, bën të tilla?
Po kam shumë surpriza nga bashkëshorti im, të paktën njëherë në javë më vjen me buqet me lule dhe dhurata, poashtu edhe klientët e mi kur ndihen mirë dhe kanë sukses në punën që e bëj për ti shëruar në fund gjithmonë më sjellin ndonjë dhuratë.
KOHA: Je një amvisë e mirë, si i ke relatat me kuzhinën?
Të them të vërtetën kam kuzhinier dhe shërbëtorë, po ndonjëherë burri më bën surprizë dhe në kuzhinë, kam një mashkull shumë romantik në jetë.
KOHA: Kujdesi ndaj vetes është çështje e rëndësishme në jetën e një artisteje, edhe me ty besoj kështu është?
E vërtetë që kujdesem shumë për veten poashtu jam edhe në shtëpinë time çdo gjë duhet të jetë në rregull.
KOHA: Po me paratë, je dorë lëshuar apo di të kursesh?
Di të kursej normal, një femër biznesmene duhet të dijë si të përdorë paranë.
KOHA: E fiksuar pas parfumeve?
Parfumi imi i preferuar është Prada po ashtu edhe Chihuahua (qeni im e ka emrin Prada), si dhe Coco Chanel, J’adore Dior.
KOHA: Me peshën si po shkon puna, ndihesh mirë apo thua gjithë kohës “duhet të ulë edhe nja dy kile”?
Me vetveten çdo herë ndihem mirë, nuk kam fiksim peshën por i kushtoj kohë vetes me fitnes.
KOHA: Me zemrën besoj je OK nga të gjitha drejtimet?
Jam shumë humane dhe i dua njerëzit prandaj dhe kam zgjedhur punën si psikoterapiste të shëroj njerëzit dhe t’i ndryshoj për të mirë.
KOHA: I do gjërat me rregull apo edhe pak rrëmujë e toleron nëpër shtëpi?
Njerëzit që më njohin më thonë se jam ekstrem eksperte, dua çdo gjë afër meje të jetë në rregull.
KOHA: Flasim pak për shooping që bën?
Gjatë javës jam klasike në punë dhe në kohën e lirë vishem më ekskluzive, kur bëj shooping çdo herë blej sendin së më pëlqen 100%, e dua shumë gardërobën, nuk vesh asnjëherë një gjë dy herë në takime dua të jem me veshje të reja dhe më pas të njëjtat i dërgoj tek ato që kanë nevojë për ndihmën time ekonomike, nuk kursej nëse më pëlqen diçka edhe po të kushtojë 5.000 euro e blej, vetëm se e di që ndihem mirë në të.
KOHA: Vikendi ku të gjen?
Nganjëherë me shoqëri në qytetet si Stokholm, Göteborg, Karlstad, ndonjëherë ne bjeshkët e Suedisë me familje, poashtu shpesh jam për vizita nëpër Europë si në Paris apo Londër, etj.