Londër, 23 maj – Pas vendimit të ministres britanike përgjegjëse për marrëdhënie me Parlamentin, Andrea Lidsom që të japë dorëheqje, këtë mund ta bëjnë edhe disa ministra në Qeverinë e kryeministres Tereza Mej, bëri të ditur Bi-Bi-Si radio.
Kjo media thotë se kanë informacione se edhe ministra të tjerë do të mund ta ndjekin Lidsomin që të japin dorëheqje.
Lidsom, një nga mbështetëset e Bregzitit dha dorëheqje mbrëmë.
Në ndërkohë, Tajms bëri të ditur se Tereza Mej nesër do të japë dorëheqje.