Shkup, 24 mars – Sot në Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame do të mbahet trajnimi për auditor intern të kompanive që kanë implementuar ose janë në fazën përfundimtare të implementimit të Standardit Hallall, me fillim në ora 14:00. Në këtë Trajnim prezent do të jenë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Ministri i Ekonomisë, përfaqësues i Këshillit Botëror të Standardit Hallall me seli në Stamboll (Ëorld Halal Council), të cilët gjithashtu do të ndajnë certifikata për 18 auditor intern si dhe certifikata për 5 kompani që kanë përmbushur kriteret e Standardit Hallall.