Stilistët shqiptarë janë duke korrur sukses edhe me artistë të huaj.
E mbani mend super bujën që shkaktoi fakti se diva e muzikës, Beyonce veshi në janar të këtij viti fustanin e stiluar nga Valdrin Sahiti
Ajo u shfaq e veshur me fustanin saten të kuq në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California.
Mirëpo super diva është shfaqur përsëri e veshur nga shqiptarë, në albumin e saj të titulluar “Black is King” në Disney+, i cili u publikua vetëm dy ditë më parë. Ajo ka përzgjedhur një veshje të stiluar nga Kjuta dhe Meri.
Kanë qenë vetë ato të cilat e kanë ndarë lajmin në llogarinë e tyre në “Instagram”, ku vlerësojnë punët e tyre me Beyonce si perla më e çmuar që kanë stiluar.
“Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty.”-shkruajnë në postimin e tyre, transmeton oranews.