Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, e cila pret të sjellë në jetë dy binjakë, është shprehur për herë të parë në lidhje me shtatzëninë e saj. Këngëtarja ka thënë për mediat amerikane se përveç lumturisë që do t’i sjellin ardhja në jetë e dy fëmijëve të saj, ka diçka që e frikëson. “Lindja e dy binjakëve është një lumturi më vete, por ajo që ia lëkund paksa mendimet Beyonce është fakti se është e vështirë të rritësh dy fëmijë të vegjël. Këtë herë nuk do të jetë si në lindjen e saj të parë, kur solli në jetë vajzën Blu Ivy, e cila tashmë është pesë vjeç”, ka shkruar portali amerikan, Hollywoodlife.com. Më herët që pas lindje së vajzës së saj, këngëtarja 35-vjeçare pati shprehur dëshirën se donte të kishte shumë fëmijë.