Shkup, 31 korrik – Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti realizoi takim me përfaqësuesit e Federatës së Kajakëve të Maqedonisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi ne mes komunës dhe federatës për organizimin e Kampionatit Evropian në kajak që do të zhvillohet në qendrën për sport dhe rekreacion “Matkë”.
“Duke marrë parasysh se komuna jonë posedon bukuri te shumta natyrore unë ndjehem i kënaqur që këtë vit do të jemi nikoqir të kampionatit evropian në kajak për junior, senior dhe në si institucion do të përkrahim dhe do të ndihmojmë me mjete tona në organizimin e këtij kampionati madhështor”, theksoi kryetari Bexheti.
Ndërsa, përfaqësuesit e federatës së kajakëve shprehen falënderimet e tyre për mikpritjen që ju bëri kryetari Bexheti si dhe premtuan që ky kampionat evropian do të jetë shembull i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes komunës së Sarajit dhe federatës.
Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime te këtilla si dhe do të përkrah të gjithë ato që duan sportin dhe aktivitete e ndryshme me karakter garues.