Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti këto ditë qëndron në Gjermani ku të enjten në mbrëmje ka realizuar takim të rëndësishëm pune me të parin e një prej klubeve më të njohura gjermane, Fortuna Dyseldorf. Lideri i Bundesligës së Dytë gjermane është model për tu ndjekur dhe takimi i Bexhetit me homolgun e tij nga radhët e Fortunas, Robert Shafer është shfrytëzuar kryesisht për të ndërruar mendime dhe përvoja në fushën e zhvillimit të futbollit.
Dy palët kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen, ndërsa Robert Shfer ka paralajmëruar vizitë të klubit Kuqezi në Tetovë. Pas mbylljes zyrtare të takimit presidentëve u janë bashkuar edhe anëtarë tjerë të skuadrës gjermane, mes tjerëve edhe ish-portieri i Bajernit të Munihut dhe Bajer Leverkusenit, tani pjesë e Fortunës, Mihael Rensing.