Shkup, 5 shtator – Nga dita e djeshme në Gjenevë të Zvicrës po mbahet Asambleja e 19-të e ECA (European Club Association). Në këtë Asamble, e cila vazhdon edhe sot (e mërkurë), po merr pjesë edhe KF Shkëndija, e cila prezantohet nga kryetari i klubit Visar Rexhepi. Në këtë eveniment kryetari Bexheti ka takuar edhe figura eminente, përfshi këtu edhe kryetarin e FIFA Xhani Infantino. Ndryshe në evenimentin dy ditor veprimtaria e organizatës do të jetë Asambleja e Përgjithshme e Ciklit të Anëtarësimit në ECA dhe zgjedhja e Bordit Ekzekutiv të ECA-s. Përveç kësaj, për shkak të njoftimit të fundit të kryetarit aktual të ECA-s, Karl-Heinz Rummenigge që të mos kandidojë për rizgjedhje, bordi i sapozgjedhur do të emërojë një kryetar të ri të ECA-s. Asambleja e Përgjithshme gjithashtu do të ofrojë mundësinë që klubet e reja dhe ekzistuese të përditësohen në dosjet kyçe të tilla si UEFA “Club Competitions”, si dhe Projekti Video Asistent Ndihmës (VAR). (koha.mk)