Komuna e Sarajit në pjesën mbi Liqenin Treska fillon me procedurat për ngritjen e lagjes elitare me shtëpiza vikendi në përputhje me premtimet parazgjedhore thekson për bashkë TV kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.
“Në pjesën mbi liqenin Treska janë kryer të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me shitjen e tokës shtetërore, për ndërtimin e vikend lagjes elitare të cilën e kam promovuar edhe gjatë fushatës zgjedhore. Së shpejti do të realizojmë dhe një takim me investitorin që të finalizojmë dinamikën e ndërtimit të vikend lagjes në pjesën kodrinore mbi kompleksin e Liqenit Treska”, thotë Bexheti,
Ai bën të ditur se 2019 është vit që shënon rritje zgjerimi i kapaciteteve ekonomike të biznesmenëve vendas nga komuna e Sarajit që ndikon në uljen e papunësisë.
Blerim Bexheti Kryetar i Komunës së SarajitNë teren realizohen më shumë projekte infrastrukturore
Publiée par Bashke.tv sur Samedi 20 juillet 2019