Beton që akumulon energji

29

Betoni i së ardhmes do të jetë edhe bateri. Kanë arritur të krijojnë një gjë të tillë kërkuesit e Chalmers University of Technology në Suedi, të cilët kanë zhvilluar një formulë revolucionare të çimentos. Ata kanë arritur që bashkë me çimenton të përziejnë sasi të vogla me fibra karboni, për të rritur transmetueshmërinë. Më pas kanë shtuar edhe një rrjetë me fibra karboni por të mbuluar me dy metale të ndryshme, hekur dhe nikel, që funksionojnë njësoj si një katodë, apo bateri.

Në këndvështrimin praktik, ky material i ri funksionon si një bateri, por në shkallë shumë më të gjerë, dhe madje tani po punohet për të rritur të paktën 10 herë kapacitetin e magazinimit energjetik.

Qëllimi është të arrihet perfeksionimi i materialit, i cili të mund të përdoret në shkallë të gjerë, e mund të shërbejë për lëshimin e energjisë elektrike pas akumulimit ditor nga shumë burime, p.sh  brenda një apartamenti. Më pas kjo energji e mbledhur mund të përdoret për furnizimin e sistemit të ndriçimit, apo për antenat që duhet të transmetojnë sinjal telefonik dhe internet në zona të largëta. Pra, betoni i ndërtesave të së ardhmes do të ketë akumulues energjie, të cilët energjinë e mbledhur do ta transmetojnë sërish, në pajisjet elektrike, duke e ricikluar kështu energjinë.