Betohet kryeministri i ri i Zelandës së Re

Chris Hipkins është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, një javë pas dorëheqjes së papritur të Jacinda Ardern.

Hipkins ndërtoi një reputacion të mirë si ministri që udhëhoqi strategjinë e Zelandës së Re kundër pandemisë së koronavirusit.

Gjatë fundjavës, Hipkins mori mbështetje unanime në grupin parlamentar të Partisë Laburiste për të udhëhequr vendin dhe tani përballet me detyrën e vështirë për të mbajtur pushtetin deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor.

Advertisements

Vendi prej pesë milionë banorësh ishte ndër të parët që mbylli kufijtë kur koronavirusi u shpall pandemi. Kjo lëvizje fitoi mori vlerësime në fillim për mbajtjen e Zelandës së Re pa viruse, por zhgënjimi u shfaq më vonë kur u vërtetua se teoria zero Covid nuk ishte efikase.

Pas kësaj, Hipkins pranoi se masat e rrepta duhet të ishin zvogëluar më herët.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar dorëheqjen e saj, duke shpjeguar se “nuk ka më energji” për të vazhduar të qeverisë. Ky vendim vjen pas pesë vjet e gjysmë në detyrë dhe nëntë muaj para zgjedhjeve legjislative.

“Unë jam njeri. Nuk kam më energji për të vazhduar. Këto kanë qenë pesë vitet më plotësuese të jetës sime. Po largohem sepse kjo punë e privilegjuar përfshin edhe një përgjegjësi të madhe, atë të dish se kur je personi i duhur për të udhëhequr vendin dhe gjithashtu kur nuk je. Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi dhe pastaj vjen koha. Dhe ajo kohë ka ardhur për mua”, u shpreh ajo.