Shkup, 21 shtator – Mediat spanjolle gjatë ditës së djeshme kanë njoftuar se dy skuadra të njohura spanjolle janë të interesuara për futbollistin shqiptar të Levantes Enis Bardhi, Në fakt Betisi dhe Valencia janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin nga Shkupi, i cili në sezonin e tij të parë në kampionatin spanjoll po shkëlqen te skuadra e Levantes duke shënuar dy gola.
“Sipas El gol Digital”, Betisi dëshiron që Bardhin ta sjell në radhët e veta në janar të vitit 2019, respektivisht në afatin kalimtar të janarit. Cekim, me Levanten Bardhi ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa vlera e tij e transferimit nga Ujpeshti te Levante arriti në 1,2 milion euro. Por, duke marr parasysh paraqitjet e mira te Levante, kjo shumë e transferimit mund të rritet, derisa sipas “Transfermarkt”, portalit të specializuar për vlerësimin e futbollistëve, vlera aktuale e futbollistit shqiptar është 1,5 milion euro.(B.K.)