Real Betis zyrtarizon trajnerin e ri. Si pasues të Quique Setien, drejtuesit e klubit andaluzian kanë zgjedhur pikërisht Rubin për të cilin paguan klauzolën e largimit prej 1 milionë euro nga Espanyol.
49-vjeçari pasi ngjiti Huescan në La Liga për herë të parë në histori zhvilloi një tjetër sezon të shkëlqyer në krye të Espanyolit duke e renditur skuadrën katalanase në vendin e parë dhe duke e kualifikuar në Europa League, tashmë misioni i Rubit do të jetë ringritja e Real Betis me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Espanyol për ta zëvendësuar ka zgjedhur David Gallegon i cili vjen nga Espanyol B dhe firmosi për 2 vite me skuadrën e parë.