Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në La Liga teksa është mposhtur nga Betis me rezultatin 4-3 në Camp Nou. Rikthimi i Messi-t nuk e ka ndihmuar ekipin e Valverde-s, që ka bërë një tjetër paraqitje për t’u harruar në kampionat.
Vendasit nuk e nisin mirë ndeshjen. Ishin miqtë ata që dukeshin më të rrezikshëm dhe Joaquin shpërdoroi një mundësi shumë të mirë përpara se të gjente golin e avantazhit ne Firpo Junior i cili me goditjen e tij lë në vend portierin Ter Stegen. Barcelona mundohet të reagojë, por goditet me golin e dytë të miqve në minutën e 34’.