Një djalosh me mjaft entuziazëm dhe vullnet për jetën, është ky Betim Krasniqi nga Kosova, një kampion i shumëfishtë që nuk njeh humbje. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi karrierën e tij si sportist
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Po është e vërtetë se unë jam sportist aktiv tash e 17 vite. Fillimet e mia kanë qenë së pari në boks ku edhe jam shpallur kampion i Kosovës për 4 vite me radhë, ku më pas kam kaluar në fushën e bodybuildingut ku edhe gëzojë ndër titujt më të rëndësishëm. Në përgjithësi njihem si person që kam motiv për jetën, pra edhe për këtë sport, por besoj që titujt dhe karriera ime përgjatë viteve më kanë dhënë çdo herë motiv që të vazhdoj tutje pa marrë parasysh sfidat me të cilat jam përballur shumë herë. Kurse pritshmëritë gjithmonë janë të larta krahas mundit dhe përkushtimit që unë kam.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Çdo fillim në cilën do fushë të sportit apo edhe në profesione të ndryshme është i vështirë por interesimi im ka qenë aq i madh rreth bodybuildingut saqë e kam tejkaluar në mënyrën më të lehtë të mundshme. Sa i përket përkrahjes, deri më tash nuk kam pasur nga askush. Pra, kam dalë edhe në gara botërore me vetëfinancim dhe kam marrë vendin e dytë në botë.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Po, gjithmonë jam inspiruar nga i famshmi Arnold Schëarzenegger.
KOHA: Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Unë shoh shumë interesim tek të rinjtë për këtë sport, dhe vetëm ju dëshiroj suksese gjithmonë.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Nuk kam ndonjë plan të caktuar, unë jam aktiv çdo ditë në fitnes, dhe i përmbahem ushqimit, pra, nëse e shoh të arsyeshme që të paraqitem në ndonjë garë, jam i gatshëm që të marrë pjesë.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Synimet e mija janë shumë të larta, dhe po besoj shumë se me punën, vullnetin dhe përkushtimin tim maksimal do t’i arrijë majat e këtij sporti.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Përpos bodybuildingut, unë gjithashtu jam edhe kampion në ngritjen e peshave dhe kam mbi 20 trofe si në vend ashtu edhe jashtë shtetit, por që po i ceki më kryesoret:
– Kampion i Kosovës në garat e forcës (powerlifting)2012
– Kampion i Kosovës në Bodybuilding 2012
– Kampion Europian në Bodybuilding WBPF 2013
– Kampion i Kosovës në garat e forcës (powerlifiting)2013
– Medalisit i bronztë në Kampionatin Botëror (Bodybuilding) IBFF 2013
– Kampion i Kosovës në garat e forcës (Powerlifting )2014
– Medalist i argjend në Kampionatin Botëror ËABBA(Badybillding) 2015
– Kampion Absolut Mbarëkombëtarë në garat e forcës (Powerlifting)2016
– Kampion Absolut i Kosovës si dhe Mbarëkombëtarë në Bodybuilding 2017
– Kampion Absolut i Kosovës si dhe Mbarëkombëtarë në garat e forcës (Powerlifting)2017
Këta janë titujt më kryesorë, por unë nuk do të ndalem me kaq, vazhdojmë tutje …
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Nuk e di, pasi që në asnjë garë dhe në asnjërën kategori deri më tani nuk kam dalur humbës, sepse jam renditur gjithmonë në treshen e parë. Por, sido që të jetë nuk kisha thanë asnjëherë që nga humbja duhet të ndikohemi apo të demoralizohemi, përkundrazi ajo duhet të jetë një shtytje shumë e madhe pra një motiv që nuk duhet të ndalemi asnjëherë.