Të mërkurën, Kosova rriti dhjetëfishin e tatimit mbi produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nga 10 në 100 për qind.
Një nga rezultatet e para të këtij vendimi ishte në këtë mëngjes në Twitter – një kioskë fotografish pa gazetat serbe dhe keksat ‘Plazma’, çmimi i të cilave u rrit brenda natës, nga një në shtatë euro.Disa banorë të Kaçanikut dogjën prodhimet serbe mbrëmë dhe filmuan këtë veprim.
Sipas fjalës së tyre, kjo erdhi pas një apeli për bojkot të produkteve serbe, shkruan “BBC” në gjuhen serbe, transmeton lajmi.netQeveria e Kosovës mund të ndaloj vendosjen e produkteve nga Serbia në tregun e Kosovës, shkruan më tutje BBC. Si dëshmi për këtë është se që prej marrjes së vendimit asnjë kamion nga Serbia nuk ka kaluar në Merdare.“Ky vendim do të godas biznesmenët nga të dyja anët, por sidomos konsumatorët në Kosovë, të cilët me çmime të larta do të duhet të blejnë produkte ose të gjejnë një alternativë”, tha për BBC-në, ekonomisti, Ljubodrag Saviq.Qeveria e Kosovës në përgjithësi ka votuar për këtë vendim dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se kjo taksë do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën.Ndërsa Serbia njoftoi se nuk do të veprojë me kundërmasa.Futja e këtyre masave ndodhi një ditë pasi Kosova dështoi të siguronte një shumicë votash prej dy të tretave dhe për herë të katërten dështoi për t’u anëtarësuar në INTERPOL, transmeton më tutje lajmi.net.A ka një fund lufta doganore? Një betejë e re në të ashtuquajturën luftë doganore ka filluar me masat e reja.Edhe pse ishte vetëm viti 2015, lidhjet e bisnesit mund të gjendeshin para politikës, duke organizuar takimet e para të biznesit midis Odës Ekonomike të Serbisë dhe asaj të Kosovës, simbolikisht në Ditën e Evropës, fundi i kësaj “lufte” tani duket edhe më larg.Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd, Ljubodrag Saviq, i tha BBC-së në serbisht se edhe atëherë ai nuk besonte se “gjërat do të shkonin aq mirë sa dy dhomat premtuan”.“Nëse vetëm biznesmenët do të flisnin situata do të kishte qenë ndryshe. Megjithashtë, këtu është fjala më e vogël për ekonomitë. Kjo është kryesisht e gjitha politike, dhe as Kosova e as Serbia nuk do të kenë shumë përfitime”, tha për BBC-në, profesori Saviq.Edhe kësaj radhe, sipas Saviq, historia dhe politika janë përpara ekonomisë.Sipas tij, në raundin e parë të këtyre masave, çmimet me siguri do të rriten dhe qytetarët që janë mësuar me produktet nga Serbia do të duhet të gjejnë një tjetër alternativë.Dy skenarët e mundshëm:Derisa produktet e reja të mbërrijnë në vend të mallrave nga Serbia dhe Bosnja, eksportuesit duhet të gjejnë një alternativë. Përveç rritjes së çmimit, trafiku midis Serbisë dhe Kosovës do të reduktohet.Sipas Ministrisë serbe të Tregtisë, qarkullimi i përgjithshëm me Kosovën në nëntë muajt e këtij viti arriti në 370 milionë euro.Ekonomisti Saviq tha se, tani Serbia urgjentisht duhet të përqëndrohet në gjetjen e një zgjidhje se ku dhe si do të vendosen produktet që ka eksportuar në Kosovë.Ka dy skenarë: mallrat të shkojnë në Kosovë përmes Maqedonisë dhe Malit të Zi ose Serbia të gjejë tregje të reja dhe ky i fundit duket skenar më i sigurtë.CEFTA sërish në krizë:Futja e masave u ndoq me reagime të shumta, si nga politikanë vendas ashtu edhe të huaj.Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se vendimi i autoriteteve të Kosovës për të futur taksa të larta doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shkel Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe parimet e tregtisë të lirë rajonale, shkruhet në BBC në gjuhen serbe, transmeton lajmi.net.Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini u bërri thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të shfuqizojnë vendimet e diskutueshme, duke deklaruar se kjo nuk është vetëm shkelje e marrëveshjes CEFTA-s, por edhe e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin (MSA) midis BE-së dhe Kosovës.Sipas ekonomistit, Saviq nuk është hera e parë që kjo marrëveshje është lëkundur. Ai kujton masat për miell nga Maqedonia dhe disa mallra nga Bosnja.Sipas tij, kjo marrëveshje ekonomike, në rradhë të parë, në njëfarë forme e ka humbur kuptimin, sepse kur ndërveprojnë politika dhe historia, është vështirë të gjesh zgjidhje të arsyeshme.Çfarë eksporton Serbia dhe çfarë importon nga Kosova?Sipas Ministrisë serbe të Tregtisë, të cilët i kanë dorëzuar në dorë BBC-së pesë produktet më të rëndësishme që eksportojnë në Kosovë janë uji, gazi, benzina, sheqeri dhe vaji i lulediellit.Nga ana tjetër, Serbia importon shumicën e energjisë elektrike, tuba, manaferrat e ngrira dhe radiatorë. /Lajmi.net/