Shkup, 21 janar – Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu gjatë një vizite pune në Shkup, midis tjerash përmendi edhe marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të titujve shkencorë dhe diplomave, njofton Koha.
“Sot kemi filluar raundin e dytë të bisedimeve për katër profesione të mjekëve,të dentistëve të arkitektëve dhe të inxhinierëve që do të thotë ndryshe ky është një mesazh shumë i mirë për qytetarët nëse marrëveshja do të arrihet, që do të thotë për studentë të rinj që mbarojnë dhe kanë një diplomë në Shkup, kjo diplomë do të jetë nesër e njësuar dhe me të njëjtën vlerë për të pranunuar në Tiranë apo në një qytet tjetër në rajon”, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rajonal Për Bashkëpunim.
Ajo po ashtu theksoi se edhe rëndësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese për çështjen e emrit në Parlament duke shpresuar që procesi të përfundojë sa më shpejt edhe në Greqi. (Koha.mk)