Kim Sang Hyun, 56-vjeçar, jeton në një apartament në bodrum në Queens dhe rregullisht udhëton me veturë për në Florida dhe kthehet për të blerë bimë për shitoret në New York.
Ai, po ashtu, është një njeri me një vizion.
Në 30 vjetët e fundit, gati i vetëm ka punuar për të sjellë sportin e “ssireumit”, një formë e mundjes koreane e vjetër 1700 vjetëve, për në SHBA. Ai ka qenë i patrembur në detyrën e tij.
“Aq shumë fëmijë koreano-amerikanë që janë lindur në Amerikë apo kanë ardhur shumë të rinj në Amerikë, nuk dinë për kulturën koreane. Edhe nëse aty është vetëm një nxënës që dëshiron të mësojë ssireum, atëherë duhet të jem aty për të”, thotë Kim.
Ssireum, që ka lulëzuar në Kore në vitet ‘50, pas luftës civile, para se të binte në vitet ‘90, është një shfaqje e forcës dhe shkathtësisë. Garuesit përballen në një ring me rërë, secili duke mbajtur një shirit të quajtur satba.
Shiritin e mbajnë rreth belit dhe kofshëve. Secili kap me duar shiritin e tjetrit, duke u kapur në një lloj përqafimi dhe duke tentuar që të shtyjë njërën pjesë të trupit të kundërshtarit që të prekë rërën me gju. (Koha Ditore)