Jessica Ricci ka zbuluar se ishte shtatzënë pas kthimit nga muaji i aj i mjaltit. Por lumturia u thye më dysh shumë shpejt nga një diagnozë e trishto gjatë muajit të dytë të shtatzënisë: një kancer në qafën e mitrës. 29-vjeçarja nga Molinella (Bolonjë, Itali), i ka besuar rrjeteve sociale për të treguar betejën e saj. Çdo ditë ka postuar në “Facebook” fotot e 9 muajve të përjetuara në spital, mes kemios dhe ekografive. Megjithatë, ajo e Jessicas është një histori me fund të ëmbël: në gusht ka lindur Tomasso dhe në shtator asaj iu hoq tumori në mitër. Vajza ka dashur ta ndajë historinë e saj në profilin e “Facebook”-ut për t’i dhënë forcë grave që si ajo e shohin veten mes jetës dhe vdekjes. Kohë më parë, përballë një diagnoze si ajo e saj, mjekët këshillonin të ndërprisnin shtatzëninë. Por sot, falë edhe zbulimeve të reja shkencore, Jessica arriti të fitojë dy herë: solli në jetë Tomasson dhe në të njëjtën kohë arriti të mposhtë tumorin. Mjekët madje arritën t’i shpëtojnë edhe mitrën gjatë ndërhyrjes. Nëna e re në të ardhmen mund të ketë fëmijë të tjerë.