Studiuesit raportojnë se dhuna me armë mund të jenë “ngjitëse”, me rrjetet sociale duke vepruar si një terren ushqyes për përhapjen e ekspozimit të armëve dhe dhunës. “Personat me rrezikshmëri më të lartë janë ata të cilët kanë rënë pre e dhunës me armë kohë më parë”- tha autori i studimit Ben Green, kandidat për doktoraturë në Fakultetin Juridik të Harvardit, në Kembrixh, Mass. Ai shtoi se mundësia e rrezikut të infektimit varet shumë edhe nga marrëdhënia e dikujt me atë person. Gjithsesi, në studim nuk është vërtetuar plotësisht se dhuna me armë mund të jetë “ngjitëse”.