“Besoj te titulli, nëse s’ia dal mbanë do të ndihmoj atë ta fitojë”

Në garën e fundit të zhvilluar në Kanada, piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, dueloi deri në fund me Max Verstappen për fitoren. Gjithsesi, në fund u detyrua të kënaqej me vendin e dytë.

Kjo paraqitje e mirë ka karikuar spanjollin, që mendon se është edhe ai në garë për titulli kampion bote në Formula 1. “Unë besoj te titulli kampion. Besj tek vetja, te Charles dhe te Ferrari”, tha Sainz.

“Unë besoj te e gjithë skuadra. Po i marr garat një e nga një, me shpresën që të paraqitem sa më mirë e grumbulloj sa më shumë pikë. Kisha thënë se s’do të dueloja për titull, por isha shpjeguar keq”, thotë Sainz.

Advertisements

“Doja të thoja se do të dueloj garë pas gare, pa menduar për botërorin. Por pas çdo gare që kalon dua që ta arrij këtë objektiv. Nëse nuk do t’ia dal mbanë, do të ndihmoj Ferrarin apo Charles. Dua të jem i shpejtë në garë e të fitoj”, tha spanjolli.