Në fundjavë, koleksioni i fundit i linjës së saj u prit mirë nga kritika në javën e modës në Nju Jork dhe tri ditë më vonë, Rihanna kishte shumë arsye për t’u ndjerë e lumtur. Riri u fotografua e qeshur dhe në top formë në rrugën e Nju Jorkut teksa u nis për një shëtitje me helikopter në “Mollën e madhe”. 29-vjeçarja, si shumë dalje të tjera kohët e fundit, i qëndroi besnike të zezës, dekoltesë së hapur dhe takave të larta.