Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të një trajneri me eksperiencë pas largimit të Albert Bunjakit në muajin nëntor. Në mesin e shumë kandidatëve është edhe Besnik Hasi, i cili pritet të takohet së shpejti me zyrtarët e federatës. Në një deklaratë për “Sporti në KTV” sekretari i FFK, Heroll Salihu ka deklaruar se dyert janë të hapur për të gjithë trajnerët që kanë përvojë ndërkombëtare. Salihu e konfirmon interesimin për Besnik Hasin. Ai ka shtuar se deri në mesin e shkurtit Kosova do e ketë zgjedhur trajnerin e ri. Në mesin e shumë kandidatëve për të marrë drejtimin e Kosovës ka qenë edhe Sven Goran Erikson, por bisedimet me të kanë ngecur.