Shkup, 20 janar – Futbollisti shkupjan Besnik Ferati karrierën e tij do ta vazhdojë sërish në kampionatin vendor. Shkupjani ka pranuar ofertën e Akademia Pandev dhe kjo e ka marrë me vete futbollistin shqiptarë për në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra e Aleksandar Vasoskit do të vijojë fazën e dytë të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Ndryshe Ferati, i cili ka luajtur thuajse me të gjitha grupmoshat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, me të cilën skuadër disa ditë më parë kishte shkëputur kontratën.
Ferati është një fëmijë i FC Shkupit, ndërsa shpresojmë se me cilësitë që posedon do ndihmojë Akademia Pandevin gjatë pjesës së dytë të sezonit.