Besnik deri në fund, qeni ndërron jetë 15 minuta pas pronarit të tij (FOTO)

Motoja “qeni është miku më i mirë i njeriut” nuk ka dalë rastësisht. Bulldogu francez “ndoqi” shefin e tij menjëherë pasi vdiq nga kanceri. Stuart Hutchison u diagnostikua me kancer në vitin 2011.

25-vjeçari luftoi për jetën për 8 vite, por tumori në tru i mori jetën. Disa herë më radhë iu nënshtrua operacioneve si dhe kimioterapive, por nuk e fitoi dot betejën. Kanceri u bë agresiv.

Gjatë këtyre viteve ai takoi Danielle, me të cilën u martuan në vitin 2017, dhe kishin tre qen: Një Bulldog francez, Nero, Nala dhe Amelia. Sidoqoftë, me Neron, Stuart ishte më i lidhur, dhe kudo që shkonte, ai sigurohej që ta kishte gjithmonë pranë vetes.

Shëndeti i tij sa vinte dhe përkeqësohej dhe ai kërkoi të largohej nga spitali dhe të rikthehej në shtëpi për të vdekur atje. Bulldogu francez nuk e la vetë, as kur Stuart u largua nga jeta më 11 Gusht. Ai vdiq 15 minuta më vonë, si ndërroi jetë Stuart.