Shkup, 15 tetor – Me ribalancin e buxhetit mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave antikrizë, i cili ka për qëllim të sigurojë qëndrueshmëri të veprimtarive ekonomike vendore dhe të vendeve të punës, të rimëkëmben veprimtari të caktuara dhe të sigurohet stabilitet në transferimet sociale, theksoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi para deputetëve.
Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet ku filloi debati rreth ribalancit të Buxhetit, ministri Besimi sqaroi se pakoja e katërt e masave përbëhet nga tre shtylla dhe shtylla e parë është dedikuar për qytetarët dhe për ruajtjen e standardit të tyre, e dyta për sektorin privat, gjegjësisht për aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës, ndërsa e treta nënkupton stabilitet fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi.
“Masat e targetuara do ta amortizojnë goditjen mbi kompanitë e goditura vendore përmes stimulimit të konsumit privat dhe mbështetjen e sektorit privat”, tha Besimi.
Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel ptej 196,3 miliardë denarë dhe të njëjtat janë planifikuar në pothuajse në nivel identik lidhur me planin, derisa të dalat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 253 miliardë denarë apo për 4,1 për qind, gjegjësisht për rreth 10 miliardë denarë më të larta lidhur me planin. Mbi bazë të të ardhurave dhe të të hyrave të planifikuara, deficiti është pozicionuar bë vlerë prej 56,6 miliardë denarë, gjegjësisht 8,4 për qind të BPV-së.
Duke u përqendruar në të dhënat e riishikuara për BPV për vitin 2019 nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë, sipas të cilave, BPV nominal është korrigjuar në një drejtim në rënie, gjegjësisht prej 698 miliardë denarë në 689 miliardë denarë, Besimi tha se në një gjendje të këtillë, krijohet nevojë për një përshtatje në rënie të BPV nominale të parashikuar për vitin 2020.
“Si rezultat i kësaj, në kushte të nivelit të pandryshuar të deficitit buxhetor në vlerë absolute prej 56,6 miliardë denarë, e njëjta si përqindje të BPV arrin 8,5 për qind, në vend të 8,4 për qind. Boexhi publik në tremujorin e dytë, që është shumë absolute, gjithashtu është e pandryshuar, por për shkak të rishikimit në rënie të BPV nominal i njëjti prej 59,5 për qind të BPV, me projeksionin e ri arrin 60,3 për qind të BPV-së”, sqaroi Besimi.
Me ribalancin e buxhetit shtohen mjete në programin e Qeverisë që dedikohet për zbatimin e një pjesë të masave nga seti i katërt si masa për mbështetje për pagesën e pagës për kompanitë të cilët kanë rënie të caktuar të të ardhurave si pasojë e pandemisë, kartela pagesore vendore, mbështetja e prodhuesve, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, të verës, guidave turistikë, të regjistruar si kryerës të pavarur të veprimtarisë, kthim të takës turistike për vitin 2019 për bujtje të realizuara, shoping për fundjavë me TVSH-ja ime, skema e garancisë shtetërore dhe garancia doganore dhe grantet për agjencitë turistike, këndet e lojërave dhe restorantet për dasma.
Deficiti i projektuar për viti 2020, shlyerja në bazë të principalit të borxhit të jashtëm në vlerë prej 26,9 miliardë denarë dhe shlyerja e borxhit vendor në vlerë prej 15,3 miliardë denarë do të financohen përmes huamarrjes jashtë vendit dhe në tregun vendor të letrave shtetërore me vlerë.
Vlerësimi i opozitës është se miratohen masa populiste pa u fokusuar Qeveria në atë që do të thotë rritje të BPV-së.
“Buxhetet që i planifikon kjo Qeveri nuk i japin rezultatet e pritura. Qytetarët çdo ditë reagojnë për një shportë konsumi gjithnjë më të reduktuar dhe për pasiguri më të madhe të cilën e kanë”, tha Nikolla Mivevski i VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, realizimi i tre pakove të para të masave antikrizë është vetëm 33 për qind.