Shkup, 29 shtator – Ribalanci i buxhetit pritet të jetë gati në fund të javës, t’i dorëzohet Qeverisë dhe javën e ardhshme të hyjë në procedurë parlamentare, paralajmëroi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Me rebalancin do të sigurohen pjesë të fondeve për zbatimin e masave nga pakoja e katërt anti-krizë, ndërsa në të njëjtën kohë fondet do të drejtohen nga pozicionet që kanë zbatim më të ulët në pozicionet që do ta stimulojnë aktivitetin ekonomik.
“Implikimet direkte fiskale të pakos së katërt të masave antikrizë janë 160 milion euro. Disa prej tyre do të mbulohen përmes ribalancit, përkatësisht duke shkurtuar aty ku ka mundësi, ku mund të shihet se deri në fund të vitit pozicioni nuk do të realizohet. Pjesa tjetër do të mbulohet nga huamarrja. Kjo është mënyra e financimit e gjithë pakos. Përgatitjet e para për rebalancin i kemi bërë në Ministrinë e Financave, por pritej numri i saktë i pakos. Tani jemi duke punuar në Ministrinë e Financave dhe deri në fund të javës shpresojmë se do ta rrumbullakosim rebalancin. Sapo të kalojë në Qeveri, javën e ardhshme do të jetë në procedurë parlamentare, pra do të dërgohet në Parlament”, thotë Besimi në intervistën për lajmet në Sitell.
Lidhur me atë se ku do të shkurtohet buxheti, Besimi theksoi se numrat nuk duhet të qëndrojnë vetëm në letër, gjegjësisht se mjetet do të shkurtohen nga ato pozicione ku ka më pak realizim dhe mjetet do të drejtohen në ato pozita që do të kontribuojnë në aktivitetin ekonomik.
“Ata ku padyshim nuk do të realizohen zërat deri në fund të vitit, nuk ka asnjë arsye që ato mjete të mbesin në buxhet vetëm për të qenë në letër, por ato duhet të realizohen. Vetëm atëherë buxheti do të ketë një efekt në rritjen në periudhën e ardhshme. Ministrat do të ekspozohen ndaj presionit të planifikimit të mirë, zbatimit të suksesshëm të projektit. Në përputhje me këtë do të parashikojmë mekanizma të tillë si ata që janë më të suksesshëm në realizim për të marrë më shumë mjete, ndërsa ata që kanë realizim më të dobët – natyrisht që ata nuk do të kenë nevojë për ato mjete. Përmes një procesi gjatë gjithë vitit, gjatë realizimit të buxhetit, investimet kapitale do të rregullohen”, tha Besimi.
Lidhur me borxhin publik, numri një i Financave theksoi se në kushtet e krizës, në një periudhë afatshkurtër për shkak të krizës mund të rritet, por gjithashtu do të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe financiar dhe në një periudhë afatmesme do të stabilizohet.