Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti konferencë për shtyp. Fjalim mbajti Fatmir Besimi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e votuar shqiptare. Fatmir Besimi ka deklaruar në një konferencë për gazetarë se BDI arrin numrin prej 100 mijë votave në nivel të vendit. Të cilët dhënë besimin fitoren bindëse. Ishte, është dhe do të mbetet partia më e madhe shqiptare në Maqedoni.
Parti që jo vetëm ia japin votën por edhe ia japin legjitimitetin për ta përfaqësuar. Komunat në të cilat fitoi BDI është Kërçova, Pllasnicë si dhe garon me komuna të tjera por është në epërsi BDI-ja. Ai madje potencoi se Kërçova dhe Pllasnica janë fituar çysh në rrethin e parë. Besimi permendi edhe komunat ku BDI shkon në balotazh me partitë tjera më 29 tetor. E para jemi në Kërçovë me 8 mijë vota epërsi, në Pllasnicë, gjithashtu me rezultat fitues në raundin e dytë BDI do të shkon me ASH në Gostivar, BDI në raundin e dyt me Besën në Çair me 2 mijë vota epërsi, BDI në raundin e dytë e Besën në Saraj me 3 mijë vota epërsi, BDI me Aleancën në rreth të dytë në Bogovinë, BDI me ASH në rrethin e dytë në Vrapçisht, në raundin e dytë në Zhelinën BDI me Besën, me 600 vota epërsi BDI garon në Tearcë në rrethin e dytë me Besën, në Dollnen BDI me LSDM do garon në rrethin e dytë me 500 vota epërsi. Në Strugë vazhdon numërimi i votave dhe kandidati ynë shkon në balotazh, në Diber BDI në rreth të dytë do të garon me ASH me 500 vota epërsi”, ka deklaruar shefi i shtabit të BDI-së, Fatmir Besimi. (koha.mk)