Besim Kamberi nga fshati Sanakos i Gostivarit, është njëri prej viktimave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup – Tetovë gjatë rrokulisjes së autobusit Durmo Turs. Vdekjen e tij e ka bërë të ditur faqja e fshatit Sanakos në Facebook, transmeton koha.mk
“Sapo morëm lajmin e hidhur që në aksidentin tragjik mbrëmë ndëroi jetë bashkëfshatari jonë BESIM KAMBERI.
Allahu e shpërbleftë me xhenet ndërsa familjes zoti ju dhashtë durimin.
Vorimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Iqindisë (14:45) ” thuhet në njoftimin e këtij profili.