Shkup, 20 shtator – Besimi në sistemin financiar vendor është i lartë dhe në krahasim me vitin e kaluar mbetet në nivel të lartë të pandryshuar, konfirmojnë rezultatet e anketës së sivjetme për vlerësim të rreziqeve mbi qëndrueshmërinë financiare. Nga Banka Popullore e RMV-së theksuan se sipas rezultateve të anketës, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve konsiderojnë se ndryshimet në rregullativën ndërkombëtare dhe vendore, kredibiliteti i amvisërive dhe qëndrueshmërisë politike janë të rëndësishme për qëndrueshmërinë financiare.
“Në këtë kontekst, nga perspektiva e sotme, është e rëndësishme që ka rritje të dukshme të kredisë edhe mbi parashikimin dhe që ndryshimet në rregulloren vendore edhe pas fillimit të krizës së kovid janë dimensionuar në mënyrë përkatëse për ruajtjen e vazhdueshme të qëndrueshmërisë të sektorit financuar edhe në kushtet e imponuara nga pandemia e Kovid-19”, theksojnë nga BPRMV–ja. Kjo anketë zbatohet një herë në vit, gjatë tremujorit të parë, ndërsa sivjet është zgjeruar fushëveprimi i të anketuarve.
Mes tjerash, rezultatet theksojnë se një pjesë e të anketuarve, në suaza të Anketës kanë dhënë edhe vlerësime se ambienti i normave të ulëta të interesit është i rëndësishëm për punën e institucioneve financiare. Lidhur me mjedisin e jashtëm, afër gjysma e të anketuarve konsiderojnë se janë të rëndësishme ndryshimet në standardet dhe rregulloret ndërkombëtare. Te grupi rreziqe të tjera, rreth 40 për qind e përgjigjeve si të rëndësishme i theksojnë rreziqet nga sistemet TI dhe sulmet nga hapësira digjitale. Viteve të kaluara, gjendja në sektorin tonë financiar në pikëpamje të mbrojtjes nga sulmet kibernetike vazhdimisht po përmirësohet, përfshirë edhe përmes përforcimit të kornizës rregullatore.
Rezultatet e Anketës për vlerësim të rreziqeve mbi qëndrueshmërinë financiare ndërlidhen në tashmë shqyrtimet e publikuara të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilat në suaza të raporteve të tyre kanë treguar vlerësime pozitive për qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar.