Besiktas ka arritur të fitojë titullin e kampionit në shtetin turk. “Shqiponjat e zeza” triumfuan në ndeshjen vendimtare kundër Gaziantepsorit me rezultat të thellë 4-0. Ryan Babel (‘6) dhe Ozhan Ozyakup (‘39) ishin golashënuesit e pjesës së parë për mysafirët. Një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës, mesfushori brazilian Anderson Talisca realizoi dy golat e tjerë në pjesën e dytë në 66 dhe 76 minutë, transmeton Telegrafi.
Besiktas një javë para përfundimit të kampionatit ka katër pikë më shumë se ekipi i dytë Basaksehir që ka 70 sosh. Edhe vitin e kaluar Besiktas kishte fituar titullin e kampionit ndërsa ky ishte njëkohësisht titulli i 15 në historinë 114 vjeçare të ekipit. Kjo ka bërë që t’i bashkohet Fenerbahçes që ka tre yje në fanellë gjersa ekipi me më së shumti trofe është Galatasaray me 20 sosh.