Besiana Mehmedi-mezosoprano dhe profesoreshë,pas një kohe pauzë është kthyer me datë 21 tetor me një koncert me dedikim shumë shpirtëror për Nënë Terezën në 15 vjetorin e lumturimit dhe 90 vjetorin e shtegëtimit.Koncerti filloi me “Elegie” nga Massenet.Me pas hapja u bë zyrtarisht nga moderatori i njohur Avni Qahili i cili ftoi zëdhënesen e ministrit të kulturës Nurxhan Asanoska e cila përshëndeti të pranishmit dhe më pas nē skenë dolën dirigjenti Andrej Naunov dhe orkestra kamertale”Ballkanika” për të mirëpritur të ftuarën speciale Stacy King e cila së bashku me mezzosopranon Besiana Mehmedi interpretoi”Ave Maria” nga Schubert.Në skenë u soll dhe “Adagio” nga Albinion me zërin karakteristik të xhez këngëtares King e cila si rrallë herë solli të vecantat e racës zezake dhe vokalin e thellë të një kontra-alti.Besiana Mehmedi sërish në skenë solli “ Ave Maria” nga Bach- Guno vepër që do interpetim shumë belkanto dhe të shtrirë aspak të lehtë për tu interpretuar. Si vepër e tërësishme për herë të parë në Shkup u interpretua nga një shqiptare vepra mē e njohur e shenjtë “Stabat Mater” nga Pergolesi.Mehmedi u shoqërua nga Slavica Galic, primadone e Operes se Maqedonisë dhe profesoreshe ne Universitetin e Shkupit.Me një saktësi intonative,fraza të përkryera e kontraste dinamike forte-piano arritën të bëjnë për vehte zemrat e spektatorëve që i pritën me duartrokitje frenetike.Besiana suksesin e kësaj mbrëmje mbushur me publik ia dedikoi babait të saj të ndjerë i cili e kishte shoqëruar cdo herë në koncerte e aktivitete dhe pavarësisht mungesës fizike, shpirtërisht ajo ndjeu prezencën e saj.