Besiana Mehmedi një artiste natyrale dhe shqiptare

Është ndër të rrallat artiste të skenës që nuk ra asnjëherë pre e “modës”. Nga viti 1999 kur është shfaqur për herë të parë e tash 20 vite ka përzgjedhur që ti qëndrojë besnike artit të vërtetë, duke ardhur gjithnjë me veshje fine dhe shumë elegante. Pa asnjë ndërhyrje, pa ekspozuar pjesë të trupit si shumë të tjera, me muzikë shqiptare dhe krijime të veçanta, Besiana Mehmedi jep imazhin e artistes natyrale dhe shqiptare. Për të patur imazhin e zonjës shqiptare kontribut jep bashkëshorti artist Shkodran Tolaj i cili shpesh sjell imazhe të saj si kēto të fundit.