Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës, Vedat Muriqi është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në kampionatin turk. “Bomberi” 24-vjeçar ka arritur të realizojë 11 gola me fanellën e Rizesportit si dhe ka asistuar plot 7 herë, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke. Së fundmi mediat vendase raportojnë se ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës ka zgjuar interesin e Beshiktashit, që kërkon ta afrojnë në skuadër Muriqin sezonin e ardhshëm. Transferimi te gjigantët turk do të ishte një hap tepër i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit 24-vjeçar.