Vijon me sukses ekspozita e piktores tetovare Besa Dauti, në studion e Fadil Berishës në New York.
Ekspozita ngjalli interes të gjërë me pjesëmarrës të ndryshëm, si diaspora shqiptare dhe plot të tjerë kanë qënë prezente duke shoqëruar edhe suksesin e saj. Kjo ekspozite bashkoi shumë shqiptarë, nga bota e aktrimit ishin Artan Telciu, Shpend Xhani, James Biber, nga bota e biznesit ishin Shpresa Xhakli, Ilir Rusi, sopranoja Deshira Ahmeti, kengetarja Mira Konçi, Arjan Kerliu, te cilët krijuan një atmosferë shumë të këndshme duke performuar live.
“Gjithçka shkoj më së miri “THOT BESA” : duke tejkaluar edhe pritshmëritë më pozitive dhe nga kjo ekspozitë mora një energji pozitive, e cila në të ardhmen do të më shërbejë si një shtysë për të përsosur artin tim. Jam shumë e lumtur dhe përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pjesemarrës ose jo në ekspozitë, veçanërisht shqiptarët në SHBA, pa dyshim shqiptarin më të mirë, mikpritësin, Fadil Berisha, i cili më mundësoi mbatjen dhe mbarëvajtjen e kësaj ekspozite. Gjithashtu Emina Cunmulaj e cila më mbështeti që në fillim.
Falenderime të përzemërta të gjithëve!
Faleminderit shqiptarë!- thotë Besa.
Artdashësit në ekspozitën “Besa’s roses” , u mirëpriten nga një atmosferë e ngrohtë ngjyrash në shumëllojshmërinë e trëndafilave, të cilët përfaqësojnë cilësinë e artit dhe u kthyen në një element depërtues që dominuan mbrëmjen. Një mbrëmje e cila nuk mund të ishte ndryshe përveçse në lartësinë, që studio e Fadil Berishës përfaqëson dhe tashme mund të thuhet që “Trëndafilat e Besës” nuk ishin thjeshtë pjesëmarrëse, por protagoniste të denjtë, duke kontribuar në promovimin e vlerave të artit shqiptar nëpër botë.