Besart Berisha ka shënuar golin e 100-të në elitën e futbollit australian. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të këtij kampionati. Sulmues nga Prishtina, shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij Melburne Victory kundër Central Coast Marines. Ky është goli i 19-të në këtë kampionat.