Sulmuesi në top formë, Besart Berisha, tashmë gjendet në Kosovë, shkruan Gazeta Metro. Ai pritet të debutojë për Kombëtaren e Kosovës në sfidën kundër Islandës me 24 mars. Berisha u shpreh tejet i lumtur që do të përfaqësojë vendin e tij. “Nuk ia kisha fal vetës asnjëherë nëse nuk do të luaja për Kosovën. Gjendem këtu se dua ta ndihmojë Kosovën. E dua këtë vend”, tha Berisha.